AKTUALITET
Aksident tragjik i ditës së djeshme në aksin Lushnjë-Tiranë, Policia e Fierit arreston drejtuesin e mjetit
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka informuar se, në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, ku humbi jetën shtetasi M. K., 56 vjeç, specialistët e Policisë Rrugore kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin L. B., 44 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vazhdojnë.