KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në aksin Borsh–Plazh, humbin jetën çifti bashkëshortëve – Dy të plagosur dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Borsh–Plazh, ku një fugon tip Benz Vito me targa AA 052 NV është përplasur me një automjet Foristradë Benz me targa AB 637 CX.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën në vend drejtuesi i fugonit, shtetasi Kujtim Mehmeti, 60 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në të njëjtin mjet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, drejtuesi i foristradës, shtetasi Myfit Qejvani, dhe pasagjeri që ndodhej me të, janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat, së bashku me grupin hetimor, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button