Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë: Gjendet pa jetën një grua në mes të rrugës, dyshohet se është përplasur nga një automjet
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë konstatuan një grua të plagosur rëndë anës rrugës, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një automjet. Viktima u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.
Shtetasja ende nuk është identifikuar, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të identifikuar automjetin që shkaktoi ngjarjen tragjike. Autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacion mbi këtë ngjarje.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.
Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases së lartpërmendur.