Aksident tragjik në aksin Himarë–Borsh, humb jetën pasagjerja në motomjet

Një aksident tragjik është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Himarë–Borsh, ku një motomjet është përfshirë në një ngjarje të rëndë me pasoja fatale.
Sipas informacionit të përditësuar nga autoritetet, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja që udhëtonte në motomjetin e drejtuar nga shtetasi austriak F. P. Vdekja e saj është konfirmuar nga personeli mjekësor në vendngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.