KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën një 32-vjeçar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte i riu ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e përplasjes së fortë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Pritet që autoritetet të japin detaje të tjera në vijim.




