KRONIKËLAJMI FUNDITSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në aksin Strum–Roskovec, humb jetën 33-vjeçari nga Strumi
Fier – Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum–Roskovec”.
Sipas Policisë, automjeti me drejtues shtetasin Fabio Dushku është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga Behar Cjapi, si dhe me motomjetin që drejtohej nga Klajdi Hoxha, 33 vjeç, banues në Strum.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




