KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Berat: Humb jetën nëna 30-vjeçe, shpëton mrekullisht fëmija 2-vjeç

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në zonën e Moravës. Një automjet i drejtuar nga shtetasi A.T., 25 vjeç, ka përplasur këmbësoren L. Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 30-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button