KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Cërrik/ Humb jetën 21-vjeçari, dyshohet se humbi kontrollin e motomjetit

CËRRIK – Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një shtyllë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke bërë që ai të përplasej me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në motomjet ndodhej edhe D. C., 17 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button