BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Itali, 65-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga kamioni

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një kompani në San Vendemiano, kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.

Xhavit Halilaj, foto e marrë nga mediat italiane
Xhavit Halilaj, foto e marrë nga mediat italiane

Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem që kishin, kur një kamion ka ardhur në drejtimin e tyre duke i goditur.

Fatkeqësisht nuk kishte asgjë çfarë mund të bëhej për shqiptarin i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona të tjerë ndërkohë u plagosën, por siç shkruajnë mediat, nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button