KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT TRAGJIK NË MALIQ/ Automjeti e zuri poshtë, humb jetën 44-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku ka humbur jetën 44-vjeçari Igli Kllogjeri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”.
Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari ishte duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, kur mjeti ka lëvizur papritur dhe e ka zënë poshtë.
Dyshohet se automjeti nuk ishte siguruar me frenën e dorës. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të sakta të aksidentit.




