KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, kur ka dalë nga rruga.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit, 20-vjeçarin A. K., dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për shkak të gjendjes së tyre, të dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet do të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat automjeti doli nga rruga, duke shkaktuar aksidentin tragjik.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button