KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në rrethrrotullimin e Levanit: Një i vdekur dhe katër të plagosur

Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme në vendin e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo. është përplasur me automjetin tjetër që drejtohej nga Luftar Braçja, 51 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për shtetasin Lufta Braçja, i cili ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi tjetër i mjetit, I. P., si dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button