KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Sarandë, me dy viktima – arrestohet 23-vjeçari nga Fieri

Saranda u trondit mbrëmjen e 24 gushtit nga dy ngjarje të rënda.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë vunë në pranga 23-vjeçarin Kevi Nora, banues në Fier, i cili akuzohet për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas Policisë, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, i riu, në gjendje të dehur (testi i parë i alkoolit rezultoi 1.52 mg/l dhe i dyti 1.42 mg/l), duke drejtuar një automjet tip “Audi”, u përplas me një “Lancia” që drejtohej nga 22-vjeçarja E. Dh. Si pasojë e përplasjes humbën jetën drejtuesja e mjetit, E. Dh., 22 vjeçe, dhe pasagjerja R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa një tjetër vajzë, A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në një tjetër ngjarje tragjike, në lagjen nr. 1 të Sarandës, në apartamentin e dajës ku po qëndronte për pushime, është gjetur i vetëvarur një 15-vjeçar nga Tirana.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia njofton se materialet për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën  1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
  • Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 24.08.2025, është gjetur i vetëvarur një i mitur, 15 vjeç, banues në Tiranë, në apartamentin e dajës së tij, në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button