KRONIKË

Aksident tragjik te “Ura e Gjoricës”, 60-vjeçari humb jetën, autori largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e quajtur “Ura e Gjoricës” në Dibër, ku një 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën në rrugë.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë tek të afërmit e viktimës, teksa pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë momentin tronditës kur vajza e viktimës, mes lotësh, i drejtohet babait të saj të ndjerë me thirrjen: “O babi im!”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet e para, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është ende në arrati.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, i cili apelon për drejtësi dhe kërkon ndëshkim të rreptë për autorin e këtij akti. Familjarët dhe të afërmit e viktimës ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj tragjedie.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button