KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident zinxhir në autostradën Lushnje–Fier, përplasen 6 automjete – Radha kilometrike deri në Vajkan

Një aksident zinxhir është regjistruar këtë mesditë në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e kthesës së Kolonjës, ku janë përplasur 6 automjete.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e aksidentit, është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, që shtrihet nga kthesa e Kolonjës deri në kryqëzimin e Vajkanit, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks shumë të frekuentuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulanca, të cilat po menaxhojnë situatën, po ndihmojnë drejtuesit e mjeteve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut.

Reklama në FieriWeb

Sipas të dhënave paraprake, shkak i mundshëm i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes automjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit për të evituar përkeqësimin e situatës në rrugë.

Related Articles

Back to top button