KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident zinxhir në qendër të qytetit/ Përplasen 6 automjete në Vlorë, bllokohet qarkullimi

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në qendër të qytetit, pranë Postës Qendrore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button