AKTUALITET

Aksidentet rrugore u rritën 78% në prill, shkak kryesor shoferët, grupmosha më problematike 25-34 vjeç.


Në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill 2023, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Referuar publikimit si 4-mujor, në total, numri i aksidenteve ishte 500 nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Në muajin prill 2024 numërohen 123 aksidente rrugore, nga të cilët 164 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë 4-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,8 për 100 aksidente, nga 17,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas një periudhe me ulje aksidentesh, e vënë re kryesisht gjatë vitit të shkuar, duket se tendenca këtë vit është në drejtim të kundërt, ku muaj pas muaji aksidentet rrugore kanë shënuar rritje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shkak kryesor për aksidentet sipas të dhënave vlerësohet se është sjellja e shoferëve në timon, ndërkohë që grupmosha më problematike vlerësohet se është ajo mes 25-34 vjeç.

“Aksidentet rrugore, në 84,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 29,3% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në muajin prill 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 23,5%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e shtunë, me 9,8 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 21,1% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” thuhet në njoftimin e INSTAT./MONITOR

Related Articles

Back to top button