KOSOVARAJONI

Aksidenti i autobuzit me shqiptarë në Serbi, flet pasagjeri: Ishim në gjumë, kishte fëmijë të vegjël dhe persona me aftësi të kufizuara


Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Krushevc të Serbisë, tha se shkak është bërë rruga pasi nuk ka qenë e pastruar nga autoritetet serbe.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas tij shoferi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”, tha ai në Klan Kosova.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button