KRONIKË
Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Eldi Allushi jep dëshmi kontradiktore, në “BMW” ishin edhe dy shokët e tij
26-vjeçari shoferi Eldi Allushi, i cili shkaktoi aksidentin e frikshëm në Tiranë ka dhënë dëshmi kontradiktore pasi u shoqërua pasditen e djeshme në komisariat.
Raportohet se 26-vjeçari ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se iu bllokua pedali i gazit.
Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës ka rezultuar se në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga policia, ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.
Nga verifikimet thonë burime policore, 26 vjeçari nuk ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja. Ndërsa janë marrë kampionë gjaku dhe do duhet më tepër kohë për të mësuar nëse ka përdorur lëndë narkotike.