AKTUALITETKRONIKË

Aksidenti i rëndë në Lushnjë, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin: Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore! Njollë e zezë


Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e se enjtes në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Raportohet se një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por fillimisht Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nderkaq raportohet se po vijojnë kërkimet për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, dëshmitarët kanë treguar më tepër detaje.

Sipas tyre zhurma ka qenë e madhe, teksa shtojnë se ende po kërkojnë për shoferin, i cili nuk gjendet askund. Ndër të tjera ata treguan se aksidentet në këtë zonë janë të shpeshta.

“Përplasja e madhe, i mori hekurat përpara. Kështu bëhet gjithmonë një herë në pesë ditë. Makina ma vrau edhe gruan në oborr para disa vitesh”, tha njëri prej banorëve vendas.

“Shoferi nuk gjendet. Po e kërkojmë me elektrik dore”, tha dëshmitari.

Sipas banorëve vendas vendi ku ndodhi aksidenti është njollë e zezë, pasi kanë humbur jetën disa persona.

Related Articles

Back to top button