Aksidenti me dy viktima në Fier/ Kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, të martuar prej një viti! Shkaku i dyshuar i ngjarjes, banorët romë i vërsulen shoferit të autobotit
Çifti i bashkëshortëve Ajdini, viktima të aksidentit të sotëm në aksin Tepelenë-Fier, ishin të martuar prej një viti dhe çdo të enjte tregtonin rroba të përdorura në pazarin e Cakranit, 5 km larg vendit të aksidentit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të autobotit të ujit Sazan Arapi, 61 vjeç, banues në Ndërmenas. Pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur edhe banorë të Levanit , të cilët janë shokuar nga humbja e jetës e dy përfaqësuesve të komunitetit të tyre rom.
Madje ka pasur edhe një moment tensioni me policinë. Ata kanë tentuar të konfrontohen me drejtuesin e autobotit, por duke qenë se edhe ai së bashku me bashkëshorten e tij, Arjanisa Arapi, 55 vjeçe kanë qenë të plagosur, situata është qetësuar shpejt.