KRONIKË

Aksidenti me vdekje në autostradën Vlorë – Fier, arrestohet drejtuesi i mjetit 53-vjeç.


Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur dje në hyrje të qytetit të Vlorës, ku një 73-vjeçar u përplas për vdekje nga një mjet tip Ford.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fillimisht drejtuesi i mjetit, një shtetas 53-vjeçar, kishte deklaruar se në timon ishte gruaja e tij, por pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, është pikasur se në drejtimin e mjetit ka qenë pikërisht ky shtetas.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç,  automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button