KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksidenti me vdekje në Unazën e Madhe/ Policia zbardh dinamikën: 35-vjeçari përplasi dy gratë që po kalonin rrugën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:35 në zonën e mbikalimit të Paskuqanit. Një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy kalimtare, të cilat po tentonin të kalonin trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja L. S., rreth 72 vjeçe, ndërsa shtetasja tjetër, H. M., rreth 66 vjeçe, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.