Aksidenti në Drashovicë të Vlorës/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin Vlorë–Kotë, në afërsi të fshatit Drashovicë, ku tashmë raportohet për tre viktima.
Sipas informacioneve të fundit, ka ndërruar jetë edhe pasagjeri, shtetasi Andrea Begaj, rreth 40 vjeç, i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga kjo ngjarje e rëndë.
Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me targë FR4044C, me drejtues shtetasin Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL, me drejtues shtetasin Esat Brahimaj, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Një prej viktimave raportohet se është nga Fieri.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.




