KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti në Fier, Policia: Përplasen katër automjete – tre persona të plagosur

Fier, 29 Maj 2025 – Një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “8 Shkurti” të Fierit ka përfshirë katër automjete, duke lënë të plagosur tre persona.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, kur një automjet me drejtues një 21-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet të drejtuar nga një 38-vjeçar. Në aksident janë përfshirë gjithashtu edhe një automjet tjetër me drejtuese një shtetase, si dhe një makinë e parkuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për pasojë, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë janë larguar nga spitali, si dhe një pasagjer 68-vjeçar, i cili ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti me drejtues shtetasin F. G., 21 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu janë përfshirë në këtë aksident edhe automjeti me drejtuese shtetasen M. H., si edhe një automjet i parkuar.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi F. G, shtetasi M. B., të cilët pasi morën mjekim u larguan nga spitali, si dhe pasagjeri, shtetasi I. B., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button