KRONIKËVIDEO

Aksidenti në tunelin e Skërficës, Policia: Kamioni i ngarkuar me çimento, humb jetën shoferi 31 – vjeç. Trupi gjendet disa metra largë kamjonit. (VIDEO)

Policia e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mësohet se automjeti tip kamion, i ngarkuar me çimento, ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Si pasojë e këtij aksidenti, uniformat blu kanë konfirmuar se ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi i mjetit, shtetasi ukrainas 31-vjeçari Andriu Khrustalov.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftimi i plotë i Policisë:

Reklama në FieriWeb

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.  

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.   

Related Articles

Back to top button