Aksidenti/ Policia: Personi që humbi jetën, student në Akademinë e Sigurisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Referuar njoftimit zyrtar të bluve të kryeqytetit mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të liqenit artificial, ku automjeti me drejtues shtetasin Arjan Shahaj dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtuesin shtetasin Y.R.
Si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka humbur jetën në vendin e ngjarjes Arjan Shahaj i cili ka qenë student në Akademinë e Sigurisë. Viktima teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër mjet e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, fatkeqësisht ka gjetur vdekjen në vend.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, deri më tani shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia si dhe lagështia e rrugës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.