KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti Rëndë në Vlorë, policia jep detaje: Viktima rreth 30 vjeç, ende nuk është identifikuar!

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e Lumit të Vlorës. 

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në njoftimin e shpërndarë për media sqarohet se personi i cili ka humbur jetën është drejtuesi i motomjetit, ndërsa ai ende nuk është arritur të identifikohet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se viktima është e moshës rreth 30 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftim i Policisë Vlorë/ Informacion paraprak:

Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.

Related Articles

Back to top button