KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti tragjik i furgonit me tifozë në Rumani, mes viktimave edhe dy shqiptarë. Zbulohen emrat

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Rumani ka shkaktuar tronditje në Greqi dhe më gjerë, duke lënë pas shtatë viktima dhe tre të plagosur rëndë. Mes viktimave janë edhe dy shqiptarë, të identifikuar si Genci Sadiku dhe Vasil Palo.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ka ndodhur në autostradën pranë qytetit Lugoj, ku një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, që udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lyonit në Europa League, u përfshi në një përplasje fatale. Pamjet e aksidentit kanë qarkulluar gjerësisht në mediat europiane.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas me të dhe më pas kaloi në kahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një tjetër kamion. Në aksident u përfshinë gjithsej katër automjete.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjashtë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i tretë ka pësuar dëmtime më të lehta dhe ishte ai që njoftoi autoritetet për aksidentin.

Reklama në FieriWeb

Të gjithë udhëtarët në furgon ishin me shtetësi greke, të moshës 25–30 vjeç. Sipas burimeve, viktimat ishin nga zona të ndryshme të Greqisë, përfshirë Selanikun, Aleksandrian e Imathias dhe Katerinin.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë, ndërsa të plagosurit u transportuan me ambulanca në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Klubi PAOK ka shpallur zi dhe ka bërë të ditur se do të mbulojë shpenzimet për kthimin e trupave të pajetë dhe trajtimin e të plagosurve.

Ndërkohë, kërkesa për shtyrjen e ndeshjes ndaj Lyonit nuk është pranuar nga UEFA.

Related Articles

Back to top button