AKTUALITETKRONIKË

Aksidenti tragjik me 7 viktima në Këlcyrë, i kërkuari tentoi të arratisej me motor, arrestohet në Shkodër.


24-vjeçari Stivljano Ndou, i shpallur në kërkim nga policia për rolin e tij në organizimin e transportimit të 7 emigrantëve nga Pakistani që humbën jetën së bashku me shoferin e mjetit në aksin Këlcyrë-Përmet, është arrestuar në Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit S. N., 24 vjeç, banues në Shkodër. I ndaluari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shkodrës, me motomjetin me të cilin lëvizte”, njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për 24-vjeçarin, Prokuroria e Gjirokastrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai kundrejt pagesës ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (drejtuesin e automjetit, i cili humbi jetën në aksident, dhe me shtetasit A. Gj. dhe R. D., të cilët u arrestuan më datë 03.04.2024), transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button