AKTUALITETKRONIKË

Aksidenti tragjik në autostradën Thumanë-Tiranë/ Shkak i përplasjes dyshohen punimet e firmës ndërtuese…


Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një automjet i tipit “Volksëwagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një nga drejtuesit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dyshohet që shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma “Gener 2”, për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Konkretisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti po asfaltohet një pjese e një korsie e cila ka pësuar ulje e dëmtime që pa u hapur akoma.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button