KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti tragjik në Durrës | Përcillet sot për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Përcillet sot për në banesën e fundit Vikena Greku, 18 vjeçe, e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 15 janarit, pranë urës së Dajlanit në Durrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

E reja, me origjinë nga fshati Dushnik i Beratit, udhëtonte si pasagjere në automjetin që drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj nga Fieri, i cili pas aksidentit mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas Policisë së Durrësit, automjeti lëvizte me një shpejtësi të lartë rreth 120–130 km/h, ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” nga mbikalimi i urës së Dajlanit, duke përfunduar poshtë saj. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, ndërsa testi i alkoolit ka shënuar 0.50 mg/l alkool në gjak.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

🕊️ Ngushëllime familjes Greku për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre.

Related Articles

Back to top button