KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti tragjik në Pishkash, shoferi i plagosur transportohet te Trauma, mbetet në gjendje kritike për jetën

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi pas mesnatës së 15 shkurtit në aksin Përrenjas–Librazhd, në vendin e quajtur Pishkash.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes mes automjetit tip “Benz” që drejtonte dhe një kamioni me targa të Shkupit, është transportuar nga Spitali Rajonal i Elbasanit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ky transferim u bë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike shëndetësore në të cilën ndodhet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një grua, e cila dyshohet se ishte e fejuara e të plagosurit, ndërsa ky i fundit po lufton për jetën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

Ndërkohë, grupi hetimor ka vijuar me mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes tragjike.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button