Aksidenti tragjik në Tepelenë, zbardhet identiteti i katër viktimave, dy nga të plagosurit në gjendje të rëndë
Është zbardhur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë.
Bëhet fjalë për shtetasit që kanë himbur jetën:
Riza Astrit Rapaj 42 vjeç
Lavdosh Bega 62 vjeç
Lefteri Bega 57 vjeç
Afërdita Meta 85 vjeç
Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona:
Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Ismail Meta 61-vjeç
Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.
Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.
Tepelenë/Informacion shtesë
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.
Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.