KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti tragjik në Vaun e Dejës, zbardhet dinamika e përplasjes, makina doli nga rruga dhe përplasi kalimtarët

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka zbuluar dinamikën e rastit duke treguar se si pasojë e përplasjes, shtetasi N.P., 63 vjeç, ka humbur jetën në vend, ndërsa shtetasi tjetër N.P., 43 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Glindis Bujari, është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pasi të marrë ndihmën e nevojshme, ai do të shoqërohet nga Policia në komisariat për hetime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Sakaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Related Articles

Back to top button