Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, ‘mjeshtri’ i armëve i shpëton Policisë

I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor në Fushë Krujë, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu.
Sipas BW, policia kishte zbuluar vendndodhjen e tij në Zallë të Fushë Krujës, por ka arritur që t’u ikë efektivëve.
Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani.
Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge.
Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.




