Aksion për Pastrimin e Plazheve dhe Zonave të Mbrojtura në Fier në Ditën Botërore të Bregdetit të Pastër
Në kuadër të Ditës Botërore të Bregdetit të Pastër, Bashkia e Fierit dhe Agjensia e Zonave të Mbrojtura kanë ndërmarrë një fushatë pastrimi të plazheve dhe masivit pyjor në Seman dhe Darëzezë. Kjo nismë synon të mbajë të pastra këto zona të frekuentuara, të cilat janë pjesë e zonave të mbrojtura, ku ndodhen pyjet me pisha.
Sezoni veror ka përfunduar, por një tjetër sezon, ai i kujdesit për natyrën, sapo ka nisur. Frekuentimi i lartë i këtyre zonave për piknikë apo festime, shpesh shoqërohet me mbetje, duke e bërë të domosdoshme pastrimin e tyre gjatë gjithë vitit.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit të Bashkisë Fier, Fatjon Elezaj, theksoi rëndësinë e kësaj fushate, duke siguruar se do të ketë monitorim të vazhdueshëm për të ruajtur pastërtinë dhe mbrojtjen e këtyre zonave natyrore.