Aksioni opozitar në Kuvend, Balla e ironizon nga Fieri: Skenar i dështuar që duhet ta kalojmë në heshtje
Nga Fieri ku ka qenë i pranishëm në aktivitetin kushtuar “ Tetorit rozë” , ministri i brendshëm Taulant Balla, në një prononcim për mediat ka thumbuar dhe aksionin më të fundit opozitar për një skenar të mosbindjes civile. Balla e ka cilësuar këtë lëvizje të 26 deputetëve të Berishes si një skenar të dështuar, i cili duhet kaluar në heshtje, dhe është i njohur edhe më parë me po të njëjtin autor qe i përngjan vecse një libri të lexuar me dhjetëra herë.
Ministri i Brendshëm e ka cilësuar opozitën e sotme të ndarë në shume pjese, qe ka nje destinacion njësoj si kali i zi në betejat pa fitore.
Ndërkohë për Ballen duke iu referuar shifrave të larta të përdoruesve të droges tek të rinjtë, shqetësim mbetet mungesa e qendrave të rehabilitimit të vartësve të drogës teksa ka theksuar se për këtë qëllim do të rishikohet nje buxhet i posaçem për ngritjen dhe funksionimin e tyre ne cdo rreth.
E pranishme në këtë aktivitet , ka qenë dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu, e cila ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për mungesë të medikamenteve në spitalin onkologjik për të sëmurët e diagnostifikuar me kancer.