AKTUALITET

“Akt terrorist”/ Reagon sërish Tedi Blushi: Skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin e presidentit të PL do ndëshkohet pa mëshirë


Tedi Blushi ka reaguar sërish për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai shprehet se arrestimi i Metës është akt terrorist. Sipas Tedi Blushit, skuadra terroriste që ka marrë pjesë në rrëmbimin e kreut të PL do të identifikohet me emra. Tedi Blushi thotë se çdo kush nga kjo skuadër do të ndëshkohet pa mëshirë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.

Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”, shkruan Tedi Blushi.

Related Articles

Back to top button