Akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston 1 policë në Fier e 2 në Vlorë! (EMRAT)
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 3 punonjës policie, konkretisht:
1- Eldo Shyti. Vlorë
2- Granit Nuraj. Vlorë
3- Klisman Çela. Fier
Arrestimi i dy të parëve u krye pas denoncimit të marrë nga dy shtetas holandezë, të cilët, më datë 15.09.2023, rreth orës 18:30, u ndaluan në qytetin e Vlorës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Punonjësit e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy minuta kundërvajtje administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30000 lekësh, për mos kryerjen e detyrës funksionale, me pretekstin se do të paguanin gjobën, dhe se i kanë favorizuar, duke mos iu pezulluar lejen e drejtimit.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore (Qarku Fier-Berat), në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka ndaluar efektivin e policisë Klisman Çela, me detyrë Reparti i Shërbimit të Trafikut Ndërurban, në DVP Fier, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.