AKTUALITET

ALARM/ Mjekët në Shqipëri me mungesë njohurish! Studimi i ISHP: Pneumologët nuk njohin burimet e ndotjes


Në një kohë kur ndotja e ajrit shfaqet si një faktor rreziku për kancerin, diabetin, sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskularet, mjekët pneumo-alergolog në spitalet rajonale, poliklinika, apo universitete kanë mungesë njohurish në lidhje me ndotësit e ajrit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky konkluzion vjen nga një studim që ekspertët e ISHP kanë realizuar me anë të një pyetësori drejtuar një grupi mjekësh në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Sarandë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se vetëm 21.4% e mjekëve e kategorizojnë  pluhurin dhe stuhitë e pluhurit si burime të ndotjes së ajrit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sa i përket ajrit të brendshëm, shumica e mjekëve ranë dakord se tymi i cigares është një ndotës i zakonshëm por ata nuk njohin shumë burime të tjera të ndotjes së ajrit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Rezultatet tregojnë një mangësi në njohuritë e mjekëve në lidhje me shumë burime të ndotjes së ajrit duke përfshirë: pluhurin, erën e parfumit, qirinjtë, fshesat me korrent, freskuesit e ajrit, cigaret elektronike.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Një mjedis tjetër ku mjekët e vlerësuan gabim ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit, është vendi i tyre i punës. Puna në spital dhe në klasë janë të dyja mjedise ku ndotja e ajrit mund të jetë e bollshme. Një studim i kryer në Arabinë Saudite për të vlerësuar cilësinë e ajrit të brendshëm zbuloi se nivelet e grimcave në një spital universitar ishin më të larta se udhëzimet e përcaktuara për cilësinë e ajrit.

Për më tepër, ndotja e ajrit të brendshëm mund të ndikohet nga mbipopullimi i secilit vend, karakteristikat e ndërtesës zakonet dhe aktivitetet e vizitorëve. Kur bëhet fjalë për ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, ata besojnë tek rritja e rrezikut të kancerit, astmës dhe alergjive por kanë pak njohuri për efektin që ka ndotja e ajrit në sëmundjen e arterieve koronare, obezitetin dhe pagjumësinë, raporton Euronews.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë nevojën për edukim të vazhdueshëm rreth ndotjes së ajrit për mjekët dhe zhvillimin e udhëzimeve se për çfarë saktësisht duhet të pyesin pacientët në vlerësimin e ekspozimit të tyre.”

Studimi tregoi se vetëm 64% e mjekëve pyesin në mënyrë rutinë pacientët e tyre për ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit.

Related Articles

Back to top button