BOTAVIDEO

“Allahu Akbar”/ Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit, shqiptari “hero” e ul në dysheme…

Një shqiptar është kthyer në “heroin” e pasagjerëve që ndodheshin brenda avionit të linjës “Wizz Air” i cili po fluturonte nga Izraeli në Angli.


Mediat e huaja shkruajnë se Victor Troboloni 45 vjeç, arritit të neutralizojë në kohë rekord një burrë i cili teksa thërriste “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) u përpoq të hapte derën e urgjencës së avionit gjatë fluturimit. Në atë çast, avioni ishte në rreth 9200 metër lartësi. Ai e kapi burrin duke e mbajtur me duar dhe e rrëzoi në dysheme, ndërsa pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit i erdhën në ndihmë.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas këtij incidenti, avioni është detyruar të ulet në Beograd në mënyrë që më pas pasagjerët të fluturonin të sigurt drejt Londrës.

“The Sun” raporton se Victor ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në Londër. Mesa duket ishte dhe kjo arsyeja e fortë që e shtyu atë të mos hezitonte për të penguar burrin i cili përbënte rrezik për jetën e të gjithë pasagjerëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ishte situatë shumë e frikshme! Mendova se nuk do e shoh më kurrë nënën time…”, mësohet të ketë thënë Victor për “The Sun”.

“Ishte i rëndë, e mbajta për 10 minuta. Stjuardesat i lidhën duart, u lodh, por e mbajtëm ashtu për rreth 1 orë derisa avioni u ul në Beograd”, ka shtuar 45 vjeçari shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë kompania “Wizz Air” ka shprehur keqardhje për rastin përmes një njoftimi zyrtar ku thekson se siguria e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit janë prioritet.

Ende nuk dihet nëse personi që shkaktoi incidentin i përket ndonjë grupi terrorist, por autoritetet në Izrael kanë nisur hetimet ndaj tij.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button