Alma Arrazi me tre fëmijët nuk është hedhur nga ura e Bunës, siç u dyshua fillimisht. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se nëna ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.
Alma Arrazi me tre fëmijët nuk është hedhur nga ura e Bunës, siç u dyshua fillimisht. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se nëna ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut. Bazuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe hetimet e deritanishme, Report TV rindërton dinamikën e ngjarjes tragjike
SHKODËR– Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj mbrëmjen e 2 Majit, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor, ndërkohë që Report TV mëson se 39-vjeçarja me 3 fëmijët përdore i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan.
Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dyte u gjet gjate kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës. Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.
Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë qe ka tronditur opinionin publik, ku nena mbyti te vegjlit e saj e me pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet ne paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Telefoni i Erdgys Arrazit po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik te Tiranes për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja. Per analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar te dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni te ndjerës nuk është gjetur ne vendin e dyshuar te ngjarjes. Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.
Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila sicc shihet në pamje ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët. Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për tu qetësuar pas debate me bashkëshortin. Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.