KRONIKË

Alma Kaçi ndryshon mendje: Zoti Gjici është i pafajshëm


Alma Kaçi, protagonistja e video-skandalit me Safet Gjicin, ka ndryshuar qëndrim lidhur me fajësinë e ish-kryebashkiakut të Kukësit. Në një lidhje direkte për Euronews, Kaçi ka pohuar se Gjici është i pafajshëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lidhur me akuzat që SPAK ka ngritur mbi ta, ajo pretendon se janë të pafajshëm, pasi nuk ka pasur “korrupsion”. Alma e argumenton këtë fakt duke thënë se e gjithë ka qenë një bisedë mes saj dhe ish-kryebashkiakut dhe nuk është dorëzuar asnjë dokument.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Përderisa kanë dalë akuzat “korruspaion aktiv”, “korruspsion pasiv” edhe unë edhe zoti Gjici jemi të pafajshëm. Këtu nuk ka korruspion. Në kuadër të fjalës është e pamundur të ndërtohet një akuzë. Ajo ka qenë një bisedë. nuk është dorëzuar asnjë projekt. Nuk është dhënë e nuk është marrë asnjë fond. Normalisht edhe ai edhe unë jemi të pafajshëm. Abuzimi me detyrën është tjetër, por për këto akuza jemi të pafajshëm”, tha Alma Kaçi per Euronwes Albania, e cila ditë më parë bëri me dije se filmimet në zyrën e Gjicit i ka bërë në kuadër të emisionit investigative “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Safet Gjici ra në prangat e Policisë në Tiranë më 24 qershor. Më 16 qershor në media doli një material video në të cilën ish-kryebashkiaku, asoj kohe kryetari i Bashkisë së Kukësit, shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin, e cila i kishte kërkuar gjithashtu ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Disa orë më vonë, pas publikimit të këtij materiali Gjici u detyrua që të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti. Prej kësaj kohe Gjici ndodhet në qeli, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Në deklaratën e dhënë më herët Kaçi tha se kishte dyshime se Gjici po abuzonte me pushtetin vendor dhe me detyrën, për këtë arsye kishte vendosur të kryente marrëdhënie seksuale në zyrë, për të vërtetuar dyshimet.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, deklaroi Kaçi në gjyq.

Ndërsa, nga ana tjetër ana tjetër Gjici nuk ka i kurseu akuzat ndaj Alma Kaçit duke thënë se ai kishte rënë pre dhe ishte viktimë e një skenari të sajuar.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politik”, deklaroi më herët Gjici.

Related Articles

Back to top button