ART & KULTURFIERI YNË TVRAJONI

Ambasada shqiptare në Greqi ka shënuar eventin e parë për këtë vit  duke promovuar dramaturgun fjerak, Odise Plaku.


Ambasada shqiptare në Greqi ka shënuar eventin e parë për këtë vit  duke promovuar dramaturgun Odise Plaku, i cili së bashku me aktoren Georgia Zoi dhe regjisoren Giota Koundouraki ngjitën në skenë veprën dramatike “Amber Alert.” I pranishëm në këtë takim dhe Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës z. Fitim Gllareva
 
Në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja znj. Luela Hajdaraga ka vlerësuar vënien në skenë të kësaj vepre, si e para e një autori shqiptar në Greqi, një vepër e cila u duartrokit gjatë dhe u vlerësua nga publiku shqiptar dhe grek. Ajo është ndalur në emocionet drithëruese që autori dhuroi me veprën e tij, një dramë sociale e trafikimit të qënieve njerëzore, e cila jo pak herë ka prekur edhe komunitetin shqiptar në Greqi dhe jo vetëm.
“Tema e trajtuar në këtë dramë, është një temë tepër sensitive nje temë të cilën e diskutojmë me zë të lartë, për dhe me të njohurit tanë të prekur nga kjo dramë, me mendimin e pa thënë me zë të lartë madje kemi frike tia pranojmë vetes sonë edhe në ëndrrën tonë më të keqe, që nje ditë edhe ne mund të jemi viktimë e këtij fenomeni, rëmbimin e fëmijës dhe pasojat e shkaktuara prej tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Dhe dramaturgu nëpërmjet kësaj vepre na përcolli mesazhin se të gjithë ne duhet të ndërgjegjësohemi gjithnjë e më tepër për këtë fenomen, të përpiqemi që të gjithë faktorët dhe aktorët të bashkëpunojmë për ta luftuar atë në mënyrë më efektive. Ndaj mendoj dhe besoj se edhe ju ndani të njëjtin mendim me mua se shfaqja ia arriti qëllimit”- është shprehur në fjalën e saj ambasadorja znj. Hajdaraga.
Duke vlerësuar krijimtarinë e autorit Odise Plaku, zonja Luela Hajdaraga ka pohuar se Odiseja është tashmë një poet i njohur jo vetëm për lexuesin shqiptar, por edhe për lexuesin e trevave mbarë shqiptare.


Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Edhe pse ka botuar tregime dhe romane duket se pika e tij e fortë është poezia. Ai karakterizohet nga kritika si një zë i dallueshëm i poezisë së sotme shqipe, si një poet i cili me penën e tij di të ndërthurë në mënyrë artistike dhe mjeshtërore tema që ofrojnë një imazh bashkëkohor për lexuesin, duke e bërë atë pjesë të kësaj bote emocionale dhe artistike.
“Ndërsa publiku e njeh Odisenë nëpërmjet penës, unë dhe stafi i ambasadës e njohim si ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, pasi për një periudhë jo të shkurtër ka shërbyer si këshilltar i Ministrit të Jashtëm.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndaj është një kënaqësi e veçantë për mua që sot në ambjentet e ambasadës ne promovojmë veprën e krijuesit njëkohësisht dhe kolegut tonë Odise Plaku”-është shprehur mes të tjerave në fjalën e saj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”


Në këtë takim aktorja Georogia Zoi ka përshkuar rrugën deri në realizmin final të kësaj vepre në skenë. Sipas saj kjo është një temë e përbotshme dhe përmes mesazhit të saj duhet të zgjohet ndërgjegja shoqërore për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen kaq të dhimbshmëm.


Ndërsa regjisorja e veprës Giota Koundouraki ka synuar që këtë vepër ta sjellë në këndvështrimin e një dukurie globale pasi tashmë në cdo ditë të jetës përballemi me këtë rrezik për jetën e krijesave tona. Përmes emocionecve dhe falendërimeve për ambasadoren znj.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Hajdaraga dhe stafin e saj, për bashkëatdhetarët që ishin të pranishëm në këtë takim, por edhe falënderimet për gjithë trupën që realizuan këtë vepër në skenë, autori Odise Plaku do ta cilësonte këtë një ecje më tej në urën e miqësisë dhe bashkëpunimeve kulturore mes dy vendeve tona.


Gjithashtu në mjediset e ambasadës shqiptare të pranishmit u njohën me botimin në gjuhën greke të vëllimit “Odise jam dhe unë”, në të cilin ishin përfshirë poezi, vepra dramatike si dhe vlerësimet e kritikës shqiptare për krijimtarinë e tij.


Ky vit shënohet si viti i 80 vjetorit të ҫlirimit të atdheut dhe viti i gjuhës shqipe duke nënkuptuar një kalendar të ngjeshur me aktivitete e evente kulturore të cilat do të kthehen në një zë të fuqishëm të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi.

Related Articles

Back to top button