Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

AKTUALITETEKONOMI

Analiza: Shqiptarët i duan lekët në dorë, jo në banka! Bizneset kanë nevojë të ndryshojnë qasje në lidhje me digjitalizimin

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë shoqëritë që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31.7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30.7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25.7%.

Të dhënat krahasuese të EUROSTAT tregojnë se Shqipëria mbetet mbrapa nivelit mesatar të Bashkimit Europian.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në vitin 2022, 22.9% e bizneseve të anketuara në BE ofronin shërbime të tregtisë elektronike. Zgjerimi i dixhitalizimit të shërbimeve të biznesit është një domosdoshmëri në një epokë kur zgjidhjet dixhitale po e transformojnë sjelljen konsumatore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Veçanërisht për brezat e rinj, të rritur në epokën e internetit dhe telefonave inteligjentë, blerja e shërbimeve apo produkteve në rrugë dixhitale është normaliteti i ri, ndërsa të shkuarit fizikisht dhe të priturit në radhë në njësi shërbimi është një shpenzim kohe i panevojshëm.

Askush nuk dëshiron të shpenzojë kohë dhe energji për të printuar letra të panumërta që vetëm shtojnë shpenzimet, e më pas, të presin në radhë për të marrë konfirmimin mbi të njëjtat letra – procese lehtësisht të zëvendësueshme nga alternativat digjitale që biznese të ndryshme ofrojnë.

Dixhitalizimi i proceseve nuk është vetëm një alternativë, por një zgjidhje inovative më e sigurt, më e shpejtë, më e lirë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në mënyrë specifike, pagesat elektronike janë një indikator i thërthortë që tregon në një masë të konsiderueshme shkallën e dixhitalizimit të shërbimeve të biznesit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit.

Në mënyrë specifike pagesat elektronike janë një indikator i tërthortë që tregon në një masë të konsiderueshme shkallën e digjitalizimit të shërbimeve të biznesit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejta vitet e fundit.

Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 26.6% më shumë krahasuar me vitin 2022. Për vitin 2023, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 14.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 13.9% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.

Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga rritja e shpejtë e numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 19 184, në rritje me 18.2% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, pagesa me para elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri dhe vlera e veprimeve me para elektronike është në rritje të ndjeshme në vitet e fundit.

Për vitin e kaluar, numri i transaksioneve me para elektronike arriti në më shumë se 11.2 milionë, në rritje me 38% krahasuar me një vit më parë.

Rritja është akoma më e ndjeshme në vlera të transaksioneve. Për vitin 2023 vlera e raportuar e veprimeve me para elektronike arriti në 91.6 miliardë lekë, në rritje me 102% krahasuar me vitin 2021.

Hapa të rëndësishëm në këtë drejtim janë marrë edhe nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e cila ka nisur një projekt pilot për të testuar këtë platformë të re: nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj., projekt i cili u prezantua për herë të parë në kryeqytet dhe më pas do të zhvillohet në qytetet e Përmetit dhe Peshkopisë.

Në industrinë e financave personale, iute ka ofruar një përditësim konstant të teknologjisë dhe puna e bërë edhe me portofolin e tyre të gjerë të klientëve ka kontribuar në aftësimin e grupmoshave të ndryshme në përdorimin e parasë elektronike apo aplikacioneve financiare.

Ky projekt pilot synon aftësimin dhe edukimin e popullatës mbi paratë elektronike, por edhe mbi pagesat online në tërësi, duke synuar kështu që angazhimi edhe i partnerëve si iute, të sjellë një rritje të këtyre aktiviteteve, brenda kornizës së politikave të “Open Banking”.

Rritja është po kaq e dukshme edhe në numrin e llogarive. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar numri i llogarive të parasë elektronike arriti në më shumë se 153 mijë, në rritje me 110% krahasuar me një vit më parë. Këto shifra dëshmojnë rritjen e peshës së institucioneve të parasë elektronike në tregun e pagesave.

Besohet se me aplikimin e shërbimeve të bazuara në bankingun e hapur (Open Banking), hapësirat konkurruese të institucioneve financiare fintech do të zgjerohen.

Dixhitalizimi i pagesave po ndërthurret edhe shërbimet e financimit që ofrojnë institucionet fianciare fintech, kryesisht ato të modelit “bli tani, paguaj më vonë”, që mundësojnë sigurimin e financimit për të blerë produktin apo shërbimin direkt në faqet e internetit të shitësit.

Shërbime të këtij lloji ofrohen tashmë nga shumë kompani të shitjeve me pakicë në faqet e tyre të e-commerce, përveçse në dyqanet fizike.

Dixhitalizimi i shërbimeve të biznesit dhe pagesave dhe ulja e shkallës së lartë të përdorimit të parasë fizike është një sfidë e madhe për ekonominë shqiptare.

Me gjithë rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, në Shqipëri mbizotëron pagesa me para fizike. Sipas BSH, raporti i parave jashtë bankave ndaj parasë likuide vitin e kaluar ishte sërish në nivele të larta, 51 përqind.

Pjesa më e madhe e njerëzve nga ana tjetër e ka të vështirë ta kuptojë se përdorimi i parasë cash nuk është metodë pagese pa kosto, por përkundrazi është e kushtueshmepër një ekonomi, nëse merren në konsideratë shpenzimet për pranimin e këtyre pagesave, kostot e ruajtjes dhe transportimit të parasë dhe nëse kuantifikohet rreziqet operacionale të lidhura me paranë fizike.

Për këtë arsye, rritja e përdorimit të pagesave dixhitale jo vetëm për të zëvendësuar transaksionet bankare, por edhe pagesat në pikën e shitjes është shumë e rëndësishme për ekonominë.

Këto pagesa vazhdojnë të kenë kartat bankare si instrumentin e tyre kryesor, megjithëse në vitet e fundit kanë filluar të përdoren edhe pagesat me teknologji alternative të parasë elektronike. Verën e kaluar, Komisioni Europian i rekomandoi Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike./Monitor

Related Articles

Back to top button