AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Analiza vjetore e Gjykatës së Fierit për 2025: Rriten ndjeshëm çështjet penale, alarm për dhunën në familje

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka zhvilluar analizën vjetore për vitin 2025, ku janë pasqyruar arritjet, problematikat dhe treguesit kryesorë të punës gjatë një viti të cilësuar si sfidues për sistemin e drejtësisë në këtë qark.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i gjykatës Noel Veizi, Inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor Emona Muçi dhe Bledar Bajri, Kryeprokurori Elion Mustafaj, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si dhe aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në fjalën e tij, kryetari i gjykatës Noel Veizi theksoi se gjatë vitit 2025 institucioni është përballur me sfida të shumta, kryesisht për shkak të mungesës së stafit dhe kushteve të pamjaftueshme infrastrukturore. Ai bëri të ditur se gjykata mbulon një territor me 6 bashki dhe një popullsi prej 240,377 banorësh, çka e rrit ndjeshëm ngarkesën në punë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të dhënat e prezantuara gjatë analizës tregojnë një rritje të ndjeshme të çështjeve penale, me 71.5% më shumë krahasuar me periudhat e mëparshme. Ndër fenomenet më shqetësuese mbetet rritja e rasteve të dhunës në familje, e cila ka arritur nivelet më të larta të pesë viteve të fundit.

Reklama në FieriWeb

Një tjetër problem i evidentuar është edhe numri i lartë i çështjeve të mbartura, që vijon të ndikojë në ritmin e shqyrtimit të proceseve gjyqësore.

Gjatë diskutimeve, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mungesës së ambienteve të përshtatshme për zhvillimin e seancave gjyqësore. Mungesa e sallave të gjyqit dhe ambienteve për konsultim ka rikthyer në fokus një problematikë të hershme, atë të ndërtimit të një godine të re për gjykatën e Fierit, çështje që prej më shumë se 15 vitesh mbetet pa zgjidhje konkrete.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Fier, Ermal Hamataj, u shpreh se është e domosdoshme që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më parë, duke theksuar se kushtet aktuale ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe funksionimin normal të sistemit të drejtësisë.

Sa i përket shifrave, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 10,764 çështje për gjykim, ndërsa janë shqyrtuar 5,677 vepra penale. Nga këto, janë dënuar 971 shtetas, mes të cilëve edhe 17 të mitur.

Analiza vjetore nxori në pah nevojën për ndërhyrje të menjëhershme në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, plotësimit të organikës dhe forcimit të mekanizmave për përballimin e rritjes së çështjeve, veçanërisht atyre që lidhen me dhunën në familje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button