AKTUALITETBOTAKRONIKË
Angli/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike nga makina dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Angli, ku një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë disa myslymanë. Gjithashtu në video shihet një i ri i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë. Ndërkohë policia e Mançester thotë se e ka arrestuar personin përgjegjës për këtë incident dhe do të përballet me pasojat e këtij veprimi.
Video është publikuar në platformën X nga grup mysliman i quajtur DOAM (Dokumentimi i shtypjes kundër myslimanëve) ku 30-vjeçari shkon tek makina e tij me vrap, merr sharrën elektrike dhe i drejtohet makinës në një pikë karburanti.