KRONIKË

Anija po sillte qymyr nga Kolumbia, sekuestrohen 53 pako me kokainë në portin e Durrësit/ Ja si u sinjalizua policia


Orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një tjetër rast i trafikimit të drogës në Portin e Durrësit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime bëjnë me dije se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine në hambarin e një anije me qymyr që po vinte nga Kolumbia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se anija është e “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe  sasi e kapur ende nuk është peshuar.Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar, ndërsa raportohet se kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 50 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00 , pasi droga ishte futur mes qymyrit. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button