AKTUALITETSTAR CHANNEL

Apel urgjent: Gledi, operatori nga Fieri në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për trajtim mjekësor

Tiranë – Gledi Hoxhallari, një gazetar dhe operator i njohur nga qyteti i Fierit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një ngjarjeje të rëndë që i ka ndryshuar jetën. Ai u plagos rëndë nga i dashuri i ish-bashkëshortes së tij, në prani të djalit të tyre 9-vjeçar. Aktualisht, Gledi po lufton për jetën në spitalin e traumës ku deri tani ka kryer 3 ndërhyrje kirurgjikale, 2 tek trauma dhe të fundit tek Spitali Privat Amerikan 3, ndërsa familja e tij nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet e trajtimit të specializuar që ai kërkon.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Situata e tij është bërë edhe më e rëndë pasi ish-bashkëshortja e tij e ka braktisur atë dhe djalin e tyre në këtë moment kritik. Tashmë, fëmija i vogël ka mbetur pa kujdesin e nënës dhe rrezikon të humbasë edhe të atin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për këtë arsye, miqtë dhe familjarët e Gledit kanë nisur një fushatë solidariteti, duke bërë thirrje për ndihmë financiare. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë në sigurimin e trajtimit të nevojshëm për të shpëtuar jetën e tij dhe për të garantuar një të ardhme për djalin e tij të vogël.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të kontribuojnë përmes linkut të mëposhtëm:

Reklama në FieriWeb

https://gofund.me/bf645dfc

Gjithashtu, ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë financiarisht, mund të kontribuojnë duke shpërndarë këtë apel për të arritur sa më shumë njerëz.

Solidariteti ynë mund të bëjë ndryshimin!

Related Articles

Back to top button